Gjatë viteve të fundit janë realizuar 142 aktivitete/evente të Sigurisë Rrugore në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat përfshijnë qytetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Fierit, Thumanës, Borshit, Korçës, Shkodrës, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Beratit, Dibrës, Lushnjes, Krujës, Mirditës, Lezhës, Kavajës, Borizanës, etj .
Eventet janë zhvilluar më së shumti në shkolla të këtyre qyteteve, por gjithashtu edhe në ambiente të hapura ku kanë patur mundësi të gjithë fëmijët të jenë pjesë e të mësojnë rregullat bazë si të qëndrojnë të sigurt në rrugë.
Në vitin 2019 janë realizuar dy evente masive të sigurisë rrugore me kohëzgjatje 8-10 orë secila dhe janë trajnuar rreth 200 fëmijë të moshave 6-12 vjeç.
Në vitin 2020 janë realizuar 14 evente të sigurisë rrugore, me kohëzgjatje rreth 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 670 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 5 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në vitin 2021 janë realizuar 33 evente të sigurisë rrugore me kohëzgjatje rreth 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 2100 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 11 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në vitin 2022 janë realizuar 46 evente të sigurisë rrugore me kohëzgjatje 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 1,877 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 15 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në 7 mujorin e parë të vitit 2023 janë realizuar 25 evente të sigurisë rrugore me kohëzgjatje 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 1075 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Festival i Sigurisë Rrugore është në formatin e një maratone eventesh edukative për fëmijët e grupmoshave 6-11 vjeç, të zhvilluara në harkun kohor prej 7 ditësh gjatë muajit gusht. Zhvillohet në qytetet e Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës me qëllim promovimin e sigurisë rrugore dhe njohjes së rregullave të qarkullimit rrugor, si edhe në promovimin turistik të qyteteve me normat më të ulëta të aksidenteve rrugore. Ky aktivitet disa ditor shoqërohet me shëtitje me Autobusin e Sigurisë Rrugore, argëtim me animatorë e muzikë, kënde rekreative të edukimit mbi trafikun, vizatime e lojëra zbavitëse.