Gjatë viteve të fundit janë realizuar 142 aktivitete/evente të Sigurisë Rrugore në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat përfshijnë qytetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Fierit, Thumanës, Borshit, Korçës, Shkodrës, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Beratit, Dibrës, Lushnjes, Krujës, Mirditës, Lezhës, Kavajës, Borizanës, etj .
Eventet janë zhvilluar më së shumti në shkolla të këtyre qyteteve, por gjithashtu edhe në ambiente të hapura ku kanë patur mundësi të gjithë fëmijët të jenë pjesë e të mësojnë rregullat bazë si të qëndrojnë të sigurt në rrugë.
Në vitin 2019 janë realizuar dy evente masive të sigurisë rrugore me kohëzgjatje 8-10 orë secila dhe janë trajnuar rreth 200 fëmijë të moshave 6-12 vjeç.
Në vitin 2020 janë realizuar 14 evente të sigurisë rrugore, me kohëzgjatje rreth 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 670 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 5 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në vitin 2021 janë realizuar 33 evente të sigurisë rrugore me kohëzgjatje rreth 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 2100 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 11 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në vitin 2022 janë realizuar 46 evente të sigurisë rrugore me kohëzgjatje 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 1,877 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 15 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në 7 mujorin e parë të vitit 2023 janë realizuar 25 evente të sigurisë rrugore me kohëzgjatje 2-3 orë secila dhe janë trajnuar rreth 1075 fëmijë të moshave 6-12 vjeç në 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Krahas dhjetëra aktiviteteve të Këndit të Sigurisë Rrugore të cilat kanë shëtitur në qytete të ndryshme të Shqipërisë, DPSHTRR ka realizuar investimin për të parin Kënd Statik të Sigurisë Rrugore në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale “Pavarësia”, Vlorë, ku nxënësit mund të mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon një qytet të vogël me sinjalistikat e duhura rrugore. Ky investim është përkrahur nga mësuesit, shkollat dhe prindërit e do të shtrihet si një nismë ku do të ftohen dhe nxitet pjesëmarrja edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë duke i mundësuar fëmijëve të gjithë infrastrukturën e nevojshme edukative e mësimore.