𝙅𝙖𝙫𝙖 𝙀𝙪𝙧𝙤𝙥𝙞𝙖𝙣𝙚 𝙚 𝙈𝙤𝙗𝙞𝙡𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩 𝟐𝟎𝟐𝟒!

September 16, 2024

Këmbësorë, pedalues, drejtues mjeti, motoçiklistë, përdorues të transportit publik si anëtarë të një komuniteti duhet që të gjithë ti shtrojnë vetes pyetjen: “Si mund të ndajmë dhe përdorim hapësirat publike në formë të tillë që të gjithë të mund të lëvizim në mënyrë të sigurt dhe të qetë?”

Mbështetur në komunikimin e #EuropeanCommission hapësirat e përbashkëta publike sjellin shumë përfitime për shoqërinë. Një vend ku njerëzit, mënyrat e transportit dhe aktivitetet kanë të gjithë hapësirën e tyre është një vend me më shumë barazi sociale, më shumë siguri rrugore, më pak ndotje akustike dhe ndotje të ajrit dhe një cilësi më të mirë jetese!

Qëndroni të përditësuar përmes platformave tona online, mbi zgjidhjet inovative, mobilitetin aktiv, transportin publik dhe zgjidhjet e tjera të transportit!