September 21, 2023
U rikthyem me ju në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë!
Ndalesa jonë e parë për këtë vit shkollor ishte në Pedonalen e Tiranës!
Së bashku me Bashkinë Tiranë, trajnuam dhe sensibilizuam fëmijët e Qendrës Komunitare Multidisiplinare dhe Shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, mbi rëndësinë e sigurisë rrugore dhe dashurinë për biçikletat, në mënyrë që të edukojmë brezat e rinj në një qytet më të pastër dhe të sigurt.
Plot argëtim, buzëqeshje, dhe shumë dashuri! Premtojmë të jemi pranë jush si shoqëruesit tuaj më besnikë për sigurinë rrugore.
Shihemi në aktivitetin e ardhshëm.








