GËZUAR 1️ QERSHORIN!

June 16, 2023

Le të festojmë së bashku këtë ditë të veçantë dhe të përqafojmë vlerat e sigurisë rrugore. Në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, janë vetë fëmijët e stafit tonë të cilët urojnë që festa e fëmijëve, 1 qershori, të sjellë lumturi, gëzim dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm. Punojmë së bashku për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, sidomos për fëmijët tanë të dashur.

Treguesit statistikorë janë mbresëlënës, pasi ne kemi arritur të trajnojmë 1108 fëmijë për sigurinë rrugore në shkollat e Shqipërisë gjatë vitit 2023.Bashkohuni me ne në këtë udhëtim për të promovuar sigurinë rrugore dhe për të ndihmuar fëmijët tanë të zhvillohen në një mjedis të sigurt. Të gjithë bashkë, mund të ndryshojmë botën!