Java Europiane e Lëvizshmërisë!

September 21, 2023

Planifiko lëvizjen tënde të radhës, përpara se të nxitohesh të përdorësh mjetin!

Keni menduar ndonjëherë të ndani mjetin me kolegun për të shkuar në punë apo me mikun tuaj në udhëtimin e radhës ? Po sikur të alternoheni me transportin publik për të shkuar në një distancë të afërt?

Në kuadër të javës Evropiane të Lëvizshmërisë, tema e së cilës këtë vit është mbi format e kursimit të energjisë , ndajmë me ju opsionet e mënyrat e reja të transportit të cilat nuk dëmtojnë mjedisin.