June 15, 2023
Java Ndërkombëtare e Sigurisë Rrugore – OKB – 15 deri 21 Maj 2023, e gjen DPSHTRR-në në aktivitete edukative mbi përdorimin e rrugës.
A i njihni tabelat e sinjalistikës rrugore?
Ditët e fundit të shkollës, bëhen më interesante kur mëson në mënyrë argëtuese mbi lëvizshmërinë, tabelat e qarkullimit rrugor dhe sjelljen si pedalues, këmbësorë apo drejtues mjeti!
Këndi i Trafikut së bashku me ekipin e Kryqit të Kuq Shqiptar, u stacionuan në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë, për t’ia bërë fëmijëve sa më të qartë dhe të thjeshtë edukimin mbi rregullat bazë të qarkullimit rrugor dhe ndihmën e parë në rast aksidentesh!