May 10, 2024
Së bashku në “Javën Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore”.
Aktivitetet argëtuese, lojërat dhe udhëzimet e ekspertëve tanë mbi edukatën rrugore, na ndihmuan të krijojmë një atmosferë argëtuese dhe të mësuarit të bëhej një kënaqësi!
Me pjesëmarrjen e Ministrit të Brendshëm, Z. Taulant Balla, ekipi i Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Bashkinë Fier, Drejtorinë Vendore të Policisë, Shkollën e Mesme Profesionale “Petro Sota”, GBI – Health and Safety Academy dhe Zyra Vendore e Arsimit Universitar, përcollën rëndësinë për një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë.