June 15, 2023
Në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për orët edukative dhe aftësimin e nxënësve për sigurinë rrugore, u nënshkrua marrëveshja historike për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së edukimit për sigurinë rrugore në të gjithë arsimin parauniversitar!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon Ministren e Arsimit dhe Sporteve, Znj. Evis Kushi, si edhe të gjitha strukturat arsimore për angazhimin në këtë program që synon të zhvillojë njohuritë teorike dhe aftësitë praktike të nxënësve në fushën e sigurisë rrugore, të edukojë një sjellje të shëndetshme e të sigurt në rrugë, si dhe të rrisë kapacitetet e mësuesve për t’i mundësuar ato me standarde në procesin mësimor.