Me nxënësit e shkollës “Fiqiri Kurti”, Kavajë!

February 7, 2024

Sa e sigurt është të kalosh rrugën në ditët e sotme?

Nxënësit e vegjël të shkollës “Fiqiri Kurti”, Kavajë, përgjatë orës edukative të sigurisë rrugore, na dhanë përgjigje të sakta duke theksuar rëndësinë e kalimit në vizat e bardha! DPSHTRR, ndër të tjera, planifikon e projekton misione për të sjellë vëmendjen e për të ndërgjegjësuar dhe edukuar fëmijët që në vegjëli mbi sigurinë në rrugë!

Nëse jeni të interesuar të zhvilloni një orë edukative mbi sigurinë rrugore, mund të rezervoni në https://siguriarrugore.dpshtrr.al/