Mësojmë përmes argëtimit!

July 4, 2023

Fëmijë të mrekullueshëm së bashku me prindërit u bashkuan për një aventurë të sigurt në eventin e organizuar nga DPSHTRR dhe COD – Center For Openness And Dialogue. Kinemaja e Sigurisë Rrugore shfaqi një film edukativ, të sjellë nga ACA, duke treguar rëndësinë e rregullave të qarkullimit rrugor. Fëmijët shijuan çdo moment të kësaj përvoje të bukur, duke mësuar gjithnjë e më shumë për sigurinë rrugore. Pas filmit, fëmijët u futën në mini-qytetin e simuluar me sinjalistika, ku u sfiduan të zbatojnë rregullat bazë të qarkullimit rrugor. Ata treguan aftësi dhe kuriozitet ndaj nocioneve të sigurisë së tyre dhe të tjerëve. Por aventura nuk përfundoi me kaq! Fëmijët u argëtuan me arts & crafts, duke shfaqur krijimtarinë e tyre nëpërmjet ngjyrave dhe fantazisë. DPSHTRR dhe COD i falenderojnë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë ditë të veçantë. Ju treguat se jeni vërtetë lojtarë të sigurt dhe ndihmës të gjallë për të promovuar sigurinë rrugore.