June 16, 2023
DPSHTRR, si një nga partnerët dhe mbështetësit kryesorë të këtij eventi, nuk kishte si të mungonte në finalen e madhe të këtij edicioni! Një ditë e shtunë plot emocione dhe brohoritje nga fëmijët pjesëmarrës, ku krahas etheve të garës shprehën dhe dëshirën për të rifreskuar njohuritë mbi sinjalistikën rrugore, me ekspertët tanë të Këndit të Sigurisë Rrugore!
Shkolla fituese “Ismail Qemali” do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian për Sigurinë Rrugore (ETEC 2023) që do të zhvillohet nëTivar të Malit të Zi në muajin Shtator.
Investojmë për një të ardhme të sigurt!
