July 24, 2023
Mbaroi shkolla por jo dëshira jonë për t’ju bashkuar aktiviteteve e programeve verore ku ka fëmijë e mundësi për sensibilizim! Së bashku me Teatrin Metropol – Qendrën Kulturore të Tiranës, organizuam një aktivitet interaktiv për të informuar dhe edukuar fëmijët mbi rregullat e sigurisë rrugore.
Gjatë aktivitetit, ata shkëmbyen ide dhe përvoja të tyre personale si këmbësorë dhe pedalues, si dhe dolën me njohuri të reja për rregullat e sigurisë rrugore. Jemi krenarë për pjesëmarrjen dhe angazhimin aktiv të tyre.
Le të vijojmë promovimin e sigurisë rrugore në çdo hap që bëjmë!