May 20, 2024
Qyteti i bukur i Përmetit u gjallërua sot nga vogëlushët e Sigurisë Rrugore!
Në kuadër të festivalit fantastik “Vjosa n’Fest”, mes natyrës së mrekullueshme, fëmijët patën mundësinë të mësonin rregullat kryesore të qarkullimit rrugor.
Nuk munguan as lojërat e ndryshme që organizuam për ta, duke u dhënë mundësinë të mësojnë dhe të argëtohen njëkohësisht.








