STATISTIKA & AKSIDENTE

Raporti Global mbi Sigurinë Rrugore, i raportuar nga OBSH-ja, bazohet mbi të dhëna të mbledhura nga 180 vende dhe tregon se numri i viktimave që humbin jetën çdo vit në aksidente rrugore po
stabilizohet. Ky fakt shihet si një zhvillim pozitiv, pasi numri i
automjeteve në botë po shtohet.


Të dhënat tregojnë që shkaktari numër një i vdekjeve tek të rinjtë
15-29 vjeç janë aksidentet rrugore.

Ky raport tregon se 90% e vdekjeve në aksidente rrugore regjistrohen në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, megjithëse këto vende përfaqësojnë vetëm 54% të automjeteve që janë në qarkullim sot në botë.

Sipas statisikave pedaluesit në biçikleta apo këmbësorët përfaqësojnë 26% të të gjithë viktimave të aksidenteve rrugore.