ZOTIMI I SIGURISË RRUGORE

BËJENI SIGURINË RRUGORE PRIORITETIN TUAJ!

“Objektivat e OKB-së për Zhvillimin e Qendrueshëm kanë sjellë objektivin për të përgjysmuar
vdekjet globale të lidhura me rrugët deri në vitin 2020 dhe për të siguruar një lëvizshmëri të sigurt dhe të qëndrueshme në qytete deri në vitin 2030.” – ANNE HIDALGO (Drejtuese e C40).”

MANIFESTIMI I FIA-S PËR SIGURINË RRUGORE GLOBALE KËRKON:

  • Infrastrukturë më të mirë;
  • Automjete më të sigurta;
  • Ligje më efektive;
  • Kontribut nëpërmjet një fondi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)  për Sigurinë Rrugore.
  1. OBJEKTIVA PRIORITARE (Referuar objektivave të OKB-së mbi përgjysmimet e vdekjeve dhe aksidenteve në rrugë deri në vitin 2020.)
  2. INFRASTRUKTURË MË E MIRË (50% e fataliteteve ndodhin rreth 10% për shkak të  rrugëve.)
  3. AUTOMOJETE MË TË SIGURTA (Të gjitha mjetet e reja duhet të përmbushin standardet minimale të OKB-së për sigurinë e mjeteve.)
  4. LIGJE MË EFEKTIVE  (Vetëm 7% e popullsisë së botës mbulohet nga legjislacioni i posaçëm për shpejtësinë, aksidentet në gjendje të dehur, përdorimin e kokoreve, rripin e sigurimit dhe përdorimin e ndenjësve për fëmijët.)
  5. SHPEJTËSIA (Shpejtësia është fakori kryesor që çon në aksidentet rrugore, si edhe në raste fatalitetesh.)
  6. PËRDORIMI I ALKOOLIT GJATË DREJTIMIT TË MJETIT (Bëjmë thirrje për  implementimin dhe  zbatimin e legjislacionit efektiv për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Industria e pijeve alkoolike duhet të promovojë legjislacionin për drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur, nëpërmjet ndërgjegjësimit të publikut mbi ndikimin që alkooli sjell në përdorimin e tij gjatë drejtimi të mjetit, si edhe për ruajtjen e sigurisë në rrugë)
  7. MBLEDHJA E PËRDITËSUAR E TË DHËNAVE (Efektiviteti në këtë drejtim mund të arrihet vetëm nëpërmjet matjeve dhe të dhënave të sakta.)
  8. FONDI GLOBAL MBI SIGURINË RRUGORE (Duhet të krijohet një fond i veçantë nga  OKB-ja për të marrë ndihma të reja mbi sigurinë në rrugë.)
  9. MBËSHTETJA E SEKTORIT PRIVAT (Nëpërmjet ndërgjegjësimit për njohje më të gjerë për rregullat e sigurisë rrugore si një ndër sfidat kryesore të zhvillimit dhe shëndetit publik.)
  10. RRITJA E VEPRIMIT TË KOORDINUAR (Prioriteti dhe angazhimi i rregullt i të gjitha instancave.)