June 15, 2023
Studimet tregojnë se shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët deri në 13 vjeç janë aksidentet me makinë.
- Rreth 5000 fëmijë përfshihen çdo vit në aksidente rrugore, 18% e të cilëve janë të pasiguruar siç duhet.
- Ndenjëset e posaçme reduktojnë fatalitetet me 71% për foshnjet dhe 54% për fëmijët.
- Vendi më i sigurt për të vendosur ndenjësen e posaçme është sedilja e pasme në mes.
- Fëmijët deri në 12 muajsh kanë përdorimin më të lartë të ndenjëseve (91%), ndërsa mosha 12-13 vjeçare më të ulëtin (29%).
- 49% e ndenjëseve të posaçme përdoren në mënyrë të gabuar.
Përdorimi i saktë i ndenjëseve të posaçme për fëmijë dhe sediljeve të fiksuara ndihmon që fëmijët të qëndrojnë të sigurt.
Kjo fushatë synon të sensibilizojë prindërit shqiptarë që të sigurojnë fëmijët e tyre në ndenjësen e duhur për moshën dhe madhësinë e tyre.