Prej kohësh, alarmi global nga shifrat e larta të fataliteteve nga aksidentet rrugore, ka nxitur hartimin dhe ekzekutimin e politikave të ndryshme për parandalimin e tyre, si dhe duke mbështetur nisma për edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve mbi sigurinë rrugore, si një përpjekje e përbashkët e institucioneve shtetërore, organizatave kombëtare e ndërkombëtare, subjekteve e deri te përdoruesit e rrugës për të garantuar rrugë më të sigurta.
Të motivuar e të përkushtuar për të përmirësuar kulturën automotive e për të sjellë një frymë ndryshimi në përqasjen e drejtimit të mjetit dhe të njohjes e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në Shqipëri, prej vitit 2020, si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, kemi ndërmarrë një sërë nismash të cilat i përgjigjen fushatës për planifikim-veprim mbi sigurinë rrugore.
Në fokusin tonë të shërbimit dhe veprimtarisë përpos të tjerash, përfshihen gjithashtu: