August 16, 2021
Ditëve të bukura të gushtit nuk mund t’i mungonte edhe argëtimi me programin interaktiv të Festivalit të Sigurisë Rrugore.
Fëmijët e qarkut Gjirokastër mësuan rregullat bazë të qarkullimit rrugor duke pedaluar me biçikletë, duke udhëtuar me autobusin e sigurisë rrugore, duke marrë pjesë në trajnimin te këndi lëvizës i sigurisë e duke luajtur “Mos u nxeh” me sinjalistikat rrugoredhe duke mësuar dhënien e ndihmës së parë nga mjekët apo edhe me animatorët simpatikë. Në fund të aktivitetit të gjithë fëmijët u pajisën me certifikata pjesëmarrje.
Festivali i Sigurisë Rrugore rrugëtoi drejt qytetit të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës për shumë argëtim e ngjyra.