May 29, 2024
Të ftuar në emisionin START pranë televizionit SCAN, Përgjegjësi i Sektorit të Analizës dhe Statistikave Z. Evis Sila dhe Znj. Ina Habilaj Specialiste në Njësinë e Promovimit dhe Ndërgjegjësimit, prezantuan situatën aktuale mbi fluksin e shtuar të mjeteve, impaktin e saj në statistikat e aksidenteve rrugore dhe projektin e DPSHTRR-së mbi Sigurinë Rrugore.
Ndajmë me ju disa nga pikat kryesore të kësaj interviste:
Statistikat optimiste mbi numrin e aksidenteve;
Masat e ndërmarra nga DPSHTRR për Leje Drejtimi të merituara, mjete rrugore më të sigurta dhe kontrolle rrugore efikase;
Projektin e Sigurisë Rrugore dhe të gjithë mekanizmat në funksion të zhvillimit të një kulture trafiku që në vegjëli.