Drejt qytetit të Fierit në Shkollën 9-vjeçare jo publike “Flatrat e Dijes”!

October 28, 2024

Këtë herë ekipi ynë i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Fierit në Shkollën 9-vjeçare jo publike “Flatrat e Dijes”.

Jo përmes flatrave por përmes tabelave të sinjalistikës dhe cirkuitit të improvizuar ndamë dije dhe zhvilluam aktivitete edukative ku nxënësit mësuan rregullat bazë të kalimit të rrugës, shenjat e trafikut dhe rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

Bashkë, punojmë për të mundësuar rrugë më të sigurta për të gjithë!