Siguria rrugore fillon nga edukimi, ndaj ne kemi filluar nga fëmijët!

November 21, 2024

Siguria rrugore fillon nga edukimi, ndaj ne kemi filluar nga fëmijët!

Së bashku me fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka” realizuam orën edukative të Sigurisë Rrugore.

Bashkë mësuam si të jemi të përgjegjshëm në trafikun e përditshëm, si të minimizojmë rreziqet dhe si të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ekipi i Kryqit të Kuq Shqiptar, të cilët i mësuan vogëlushëve si të reagojnë në situata emergjente.