Ekipi i Sigurisë Rrugore ishte në shkollën e Mesme të Bashkuar “Bedri Llagami”!

December 6, 2024

Ndalesa e sotme e ekipit të Sigurisë Rrugore ishte në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bedri Llagami”, ku zhvilluam një orë edukative me nxënësit e klasave të pesta.

Në pjesën teorike, fëmijët u njohën me rregullat e sigurisë rrugore dhe pastaj i zbatuan ato në praktikë në cirkuitin e përgatitur për ta.

E ku ka më bukur se të mësosh dhe argëtohesh njëkohësisht.