Ekipi i Sigurisë Rrugore në Vlorë!

April 19, 2024

Ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Vlorës për të zhvilluar një orë të veçantë edukative në shkollën 9-vjeçare “Lef Sallata”.

Në një atmosferë plot argëtim, u përkushtuam për të ndarë me vogëlushët energjik njohuritë e nevojshme rreth rregullave kryesore të qarkullimit rrugor. Nxënësit, jo vetëm mësuan ????, por edhe u angazhuan në lojën e frymëzuar “Mos u nxeh”, duke përqendruar vëmendjen në sigurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit në rrugë.