Formula 1 Kids Automotive Fair Albania II

November 22, 2023

Fëmijët janë garancia për të nesërmen e sigurt, për breza më të kujdesshëm në timon, në qarkullim e si përdorues rruge. Ndaj dedikimi ndaj tyre në çdo formë edukuese është investimi ynë më i mirë sot për lëvizshmërinë nesër! Automotive Fair Albania II përfshiu në program zonën e edukatës mbi trafikun, plot aktivitete argëtuese e kreative, simulime rregullash e mesazhe kujdesi për prindërit, për t’u mbledhur në diellin e bukur të ditës së katërt, 29 tetor, në garën e Formula 1 KIDS në pistë, me makinat e reja pedaluese, pilotuar nga vogëlushat kampionë!