May 29, 2025
Siguria Rrugore është Përgjegjësi e Përbashkët!
Në kuadër të Javës Globale të Veprimit për Sigurinë Rrugore, Këndi i Sigurisë Rrugore zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues në Durrës me fëmijët e shkollës “Shaqe Mazreku”, me qëllim promovimin e kulturës rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me: SCPA – Programi i Ambasadës Suedeze, Policinë e Shtetit, GBI (Health & Safety Academy).
Bashkë për rrugë më të sigurta për të gjithë









