Java Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

November 14, 2024

Të vegjël, të mëdhenj me një qëllim të përbashkët “Qytete më të Sigurta”

DPSHTRR në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Policinë e Shtetit, Kryqi i Kuq Shqiptar, Sigma, AFPRA, Qendra Marrëdhënie dhe Active Mobility realizoi një aktivitet gjithëpërfshirës për komunitetin në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore”, pranë Sheshit Italia në Tiranë.

Ndamë me të vegjëlit koncepte mbi Qarkullimin e Sigurt Rrugor dhe sesi ata mund të jenë qytetarë më të mirë të së ardhmes dhe me të rriturit rëndësinë e respektimit të rregullave të gjithpranuar dhe përdorimin e formave të tjera të transportit si pedalimi apo transporti publik.

DPSHTRR ka në fokus të saj më të mirën për brezat e ardhshëm dhe përmirësimin e sistemit aktual!