Java Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

November 11, 2024

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me:
 Bashkinë e Tiranës,Policinë e Shtetit, Kryqin e Kuq Shqiptar,Qendrën Marrëdhënie,Sigma,
 Active Mobility,AFPRA, do të organizojë një aktivitet ndërgjegjësues për sigurinë rrugore, në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

Fokusi i këtij aktiviteti:
Rëndësia e respektimit të rregullave të qarkullimit, jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe si një masë parandalimi të aksidenteve;Thirrje për reflektim mbi pasojat e pakujdesive gjatë drejtimit të mjeteve, një nga shkaqet kryesore të aksidenteve dhe humbjes së jetëve në rrugë.

Përgjegjshmëria dhe ndërgjegjësimi i çdo drejtuesi mjeti dhe këmbësori janë kyçe për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të mbrojtur jetën e të gjithëve.

Ju presim në Sheshin “Italia”, më 12 Nëntor 2024 për një qytet më të sigurt!