Me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë!

March 1, 2024

Sot patëm kënaqësinë të ndajmë njohuri dhe këshilla të nevojshme për sigurinë rrugore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë!

Vogëlushët mësuan rregullat themelore të qarkullimit rrugor dhe i vunë në pratikë ato në cirkuitin e Shkollës Industriale “Pavarësia”. Gjithashtu, nuk mund të mos përmendim lojërat edukative dhe këshillat e vlefshme të dhëna nga bashkëpunëtorët tanë të përhershëm të Kryqit të Kuq Shqiptar.