June 15, 2023
Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv. Me nxënësit e shkollës “Jani Minga” në Këndin e Sigurisë Rrugore, në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale “Pavarësia”, Vlorë, ku edukojmë fëmijët mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.