April 12, 2024
Këtë herë, orën edukative e zhvilluam më nxënësit e mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare “24 Maji” në Vlorë, për t’u mësuar rregullat kryesorë të qarkullimit rrugor.
Si pedalues , këmbësor , apo shofera në të ardhmen , është e rëndësishme të njihemi që në moshë të vogël me rregullat dhe rrezikun e mundshëm në përdorimin e rrugës . Njohja e sinjalistikës bazë dhe kujdesi për veten dhe të tjerët janë thelbësore për rrugë më të sigurta.











