PËRDORNI NDENJËSE PËR FËMIJËT, TË ARRINI TË SIGURT NË SHTËPI!

June 15, 2023

Kurdoherë rrip sigurimi dhe respektim i detyrimeve ligjore për udhëtim të sigurt!

  1. Vetëm fëmijët me gjatësi mbi 1.5 m mund të ulen në sediljen e parë (me rrip sigurimi)!
  2. Vetëm ndenjësja e veçantë, e homologuar, e vendosur mbrapsht dhe me airbag të fikur, e siguruar në sedilje, lejohet për fëmijët e vegjël në sediljen e parë!
  3. Fëmijët, me gjatësi nën 1.5 m (përjashtuar rasteve si pika 2), duhet të ulen në ndenjëset e pasme të automjetit, të siguruar me rrip! Në varësi të moshës së tyre dhe të peshës, duhet të përdoren pajisje të posaçme, të homologiara, të siguruara në ndenjëse e me të njëjtin pozicion me ndenjësen, sipas udhëzimeve përkatëse!

Drejtues mjeti, prind ose shoqërues, JE PËRGJEGJËS për sigurimin e fëmijëve në kabinë e në udhëtim!