Këndi i Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të kampit “At Anton Luli”!

July 17, 2024

Një ditë plot energji për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të kampit “At Anton Luli” në Tiranë. Larg vapës dhe diellit të nxehtë, mësuam rregullat e sjelljes në rrugë, dhe më pas fëmijët u futën në “aksion” në cirkuitin e konceptuar për ta. Faleminderit stafit të Famullia “Zemra e Krishtit” që mbështet e përfshin në programin e kampit edhe projekte sensibilizuese si Siguria Rrugore.