Klea Huta Summer Camp!

July 24, 2023

Një ditë speciale për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të Klea Huta Summer Camp

Larg vapës dhe diellit të nxehtë, mësuam rregullat e sjelljes në rrugë si këmbësorë, pedalues sot, dhe drejtues mjeti në të ardhmen. Me partnerin tonë besnik Kryqin e Kuq Shqiptar, fëmijët gjithashtu morën disa këshilla bazike si të reagojnë në raste aksidentesh.

Faleminderit Klea Huta që mbështet e përfshin në programin e kampit edhe projekte sensibilizuese si siguria rrugore. Shihemi sërish në aktivitete të tjera plot energji!