July 3, 2024
Një ditë plot edukim dhe buzëqeshje! Zhvilluam një orë shumë të veçantë të Sigurisë Rrugore në kampin veror “Happy Days” në Tiranë.
Vogëlushët mësuan rregullat kryesore të qarkullimit rrugor dhe më pas u argëtuan pa masë duke i praktikuar ato në cirkuitin e improvizuar nga ne.
Një falënderim i veçantë për stafin e kampit dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq që kontribuan në mbarëvajtjen e aktivitetit.