Pranë shkollës “𝐏𝐫𝐨𝐭𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝗲̈𝐭” në Tiranë!

October 29, 2024

DPSHTRR ka zgjedhur të jetë 𝐏𝐫𝐨𝐭𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭 në formimin e qytetarëve të ardhshëm që në hapat e parë të jetës së tyre!

Ekipi ynë i sigurisë rrugore kaloi një ditë fantastike pranë shkollës “𝐏𝐫𝐨𝐭𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝗲̈𝐭” në Tiranë!

Fëmijët patën mundësinë të mësojnë rreth rregullave kryesore të qarkullimit rrugor, duke kuptuar rëndësinë e përdorimit të jelekëve dhe kokoreve.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ekipi i Kryqit të Kuq Shqiptar, të cilët i mësuan vogëlushëve si të reagojnë në situata emergjente, duke i përgatitur ata për të qenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm.

Ishte një ditë e mbushur me mësim, argëtim dhe shumë emocion!

Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për këtë përvojë të paharrueshme!