July 8, 2022
Një ditë e veçantë u organizua me Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të Kha summer camp ” Escape together”
Larg vapës dhe diellit të nxehtë, nën shoqërinë e cicërimave të zogjve, fëmijët mësuan rregullat e sjelljes në rrugë si këmbësorë,si pedalues dhe si drejtues mjeti në të ardhmen. Me partnerin besnik Kryqin e Kuq Shqiptar, u mundësua ky aktivitet sa edukues dhe argëtues.
Takime të tjera do të organizohen sërish shumë shpejt në Khasummercamp me grupe të tjerë fëmijësh pjesëmarrës.