August 17, 2022
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në kuadër të ndërgjegjësimit mbi rregullat dhe normat Sigurinë Rrugore, me ekipin e vet edukues, i bashkohet këtij kampi për të trajnuar rreth 120 fëmijë për të dyja grupet pjesëmarrëse të Klea Huta Academy Summer Camp me vendndodhje në Dajt!
U simuluan situata të ndryshme trafiku për të mësuar sjelljet e duhura në rrugë si këmbësorë, pedalues dhe gjithashtu drejtues mjeti në të ardhmen. Fëmijët mësuan tabelat dhe sinjalistikat, gjithashtu edhe sensibilizimin ndaj një prej problemeve më të zakonshme të kohës, si ndalimi i përdorimit të telefonit gjatë përdorimit të mjetit!
Në këtë aktivitet u bashkuan edhe Kryqi i Kuq Shqiptar, Skoda Albania dhe Policia Bashkiake.