January 8, 2024
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, pjesë e Automotive Fair Albania II, me “taksitë elektrike” në Këndin e Fëmijëve. Edukim rrugor për fëmijët, simulimi i rrugëve të qytetit për t’u njohur me rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore. Një hapësirë e dedikuar në këndin rekreativ me arts & crafts, kënde lojërash, kënde të dedikuara fotosh me tematikë automotive (photo booth), animatorë, muzikë e atmosferë festive për fëmijët e prindërit, ishin të pranishme në AFA II.








