𝙅𝙖𝙫𝙖 𝙀𝙫𝙧𝙤𝙥𝙞𝙖𝙣𝙚 𝙚 𝙈𝙤𝙗𝙞𝙡𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩 𝟐𝟎𝟐𝟒 udhëtoi drejt “𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝗲̈𝐬 𝐬𝗲̈ 𝐁𝐢𝗰̧𝐢𝐤𝐥𝐞𝐭𝐚𝐯𝐞”!

September 19, 2024

Jo pa arsye ishim në Shkodër sot, në qytetin e artistëve, sportistëve e zejtarëve me famë ballkanike por edhe për historinë 100 vjeçare të përdorimit masiv të biçikletave të shëtitjeve kolektive të organizuara me to në vendet piktoreske të qytetit!

Mbështesim Bashkinë Shkodër në vizionin që ajo ka në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture dhe tradite duke organizuar herë pas here evente edukative.

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore ndau ditën e sotme me nxënësit e Shkollës 9 vjecare “Branko Kadia”, disa njohuri bazë mbi atë sesi duhet duhet të bashkëjetojmë në komunitet në ato që quhen hapësira publike të përbashkëta, ku të gjithë përdoruesit të cilësdo natyrë të ndihen të pranuar.