July 1, 2021
Këndi Lëvizës i Sigurisë Rrugore shëtit në çdo hapësirë ku ka fëmijë. Pas vizitave në shumë qytete, sot ky kë kënd u ndal në Kampin Veror pranë Klea Huta Academy (e cila është edhe Ambasadorja je Sigurisë Rrugore për fëmijë), së bashku me 130 fëmijët pjesmarrës të këtij kampi, ku luajtën dhe u argëtuan duke pedaluar e duke mësuar rregullat bazë të qarkullimit rrugor.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Ruugor falenderon Kryqin e Kuq Shqiptar për këshillat e vyera, gjithnjë një partner serioz në çdo aktivitet ku ka fëmijë.