July 17, 2021
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ndal në Kampin Veror Klea Huta Academy (e cila është edhe Ambasadorja Sigurisë Rrugore për fëmijë), së bashku me 130 fëmijët pjesëmarrës të këtij kampi, për të luajtur, argëtuar e mbi të gjitha, për të mësuar rregullat kryesore të Sigurisë Rrugore. Fëmijët mësuan mbi sinjalistikat, tabelat e qarkullimit rrugor dhe si të qëndrojnë të sigurt në rrugë! Në këtë aktivitet u bashkua edhe Kryqi i Kuq Shqiptar.